Maqedoni
Rrustemi njoftoi për dy pikëpagesa të reja, udhëtimi nga Shkup për në Shtip 160 denarë
21.02.2022 17:05
Drejtori i Ndërmarrjes Publike për “Rrugë Shtetërore” Ejup Rustemi prezantoi çmimet e dy pikë pagesave të reja për në Shtip....

Drejtori i Ndërmarrjes Publike për “Rrugë Shtetërore” Ejup Rustemi prezantoi çmimet e dy pikë pagesave të reja për në Shtip. Çmimi në njërën pikëpagesë do të kushtojë 50 denarë, ndërsa në tjetrën 70 denarë. Nëse këtu shtohet edhe pikë pagesa në Milladinocë udhëtimi nga kryeqyteti deri në Shtip do të kushtojë gjithësej 160 denarë. Dy pikë pagesat e reja lëshohen në përdorim në muajin maj.
“Çmimi i pikë pagesave është përcaktuar sipas Ligjit, 2,57 denarë për kilometër. Pra, tek Preod do të jetë 50 denarë, ndërsa në Kadrifakovë do të jetë 70 denarë.”, tha drejtori i NP “Rrugët Shtetërore”, Ejup Rustemi.
Njëkohësisht NP “Rrugë Shtetërore” është duke punuar edhe për mënyrën elektronike të pikë pagesave.
“Kur jemi duke folur për mënyrën e pagesë së pikëpagesave rrugore duhet të dihet se çmimi është rregulluar në përputhje me ligjin për rrugët shtetërore, mirëpo njëkohësisht duhet tju informojë se ne si Ndërmarrje Publike ne kemi një model dhe ajo është modernizimi i koiridorit 10 ku kemi mundësuar pages elektronike pasi që kjo është mënyra më e mirë dhe e njëjta mbështetet nga BE.”, tha Rustemi.
Këto deklaratë u dhanë gjatë inspektimit të punimeve të rrugës së shpejtë Krupishtë- Koçanë në të cilën morën pjesë kryeministri Dimitar Kovaçevski dhe ministri i Transportit dhe Lidhjeve Bllagoj Boçvarski, i cili ky i fundi shprehi gatishmëri që të debatojë në lidhje me propozim ligjin për legalizimin e objekteve pa leje.
REXHEP QAMILI
