Maqedoni

Dita ndërkombëtare e gjuhës amtare, Sela: Përdorimi i gjuhës e drejtë themelore

21.02.2022 18:16

Gjuha amtare jo vetëm që simbolizon veçantinë e një populli, e një kuluture e një historie...

Gjuha amtare jo vetëm që simbolizon veçantinë e një populli, e një kuluture e një historie por shërben edhe për bashkimin e njerëzve dhe lidhjen kulturore të brezave që ndërtojnë vlerat civilizuese në shoqëri, u tha në tryezën e rrumbullakët të organizuar me rastin e Ditës Ndërkombëtare të gjuhës amtare.               
                                                  
“Sigurimi I kushteve për përdorimin dhe shprehjen e gjuhës amtare në një mjedis demokratik duhet të jetë çdoherë në interest të aktorëve shoqëror. Ndërsa sigurimi I veçantisë gjuhësore të të gjitha tenive dhe gjuhëve të tyre duhet të jetë në një nga prioritetet e politikave gjuhësore. Gjuha amtare dhe përdorimi pa problem I saj është e drejtë themelore e çdo individi dhe pjekuria demokratike e një shteti siç shihet në mënyrën dhe shkallën e realizimit të kësaj të drejte”, u shpreh drejtori i AZGj-së, Ylber Sela.        
 
Murati: Shqipja nuk egziston në kushtetutën e RMV-së                     
 
“Gjuha shqipe nuk është gjuhë zyrtare në Maqedoninë e Veriut, gjuha shqipe është në përdorim zyrtar sipas qejfit. Gjuha shqipe nuk ekziston në Kuhstetutën e Maqedonisë së Veriut, ekziston si gjuhë e 20 %. Shqipatrët nuk janë popull shtetformues të shtetit I cili status e zgjedh edhe çështjen e gjuhës”, theksoi eksperti i arsimit në RMV, Xheladin Murati.
 
Gashi: Gjuha standarde shqipe mban kombin të bashkuar 
 
“Më parë se sa populli shqiptar, populli I ndarë në dy shtete të arrinte bashkimin e tij në një shtet, është gjuha shqipe standarde, flas për Kongresin e drejtshkrimit ë gjuhës shqipe ai që I bashkoi komunitetin e tyre si një popull modern dhe I vetëm. Dhe për çudi jo Prishtina as Tirana,ishte gazeta Flaka e Vëllazërimit në Shkup ajo që e krijoi këtë unitet dhe e cila për herë të parë e zbatoi standardin pas vitit 1968 ndryshe nga Tirana e cila këtë e bëri pas viti 1972”, u shpreh nga instituti albanologjik në Prishtinë, Sejdi Gashi.
 
Çështja e përdorimit të gjuhës amtare ka qenë dhe është temë diksutimi edhe në shoqërinë tonë multietnike ku fliten gjuhë të ndryshme amëtare,ndërsa zhvillimi, dashuria dhe promovimi i saj dëshmojnë kulturën që mbetëron bredna pjestarëve të atij populli, tha zëvendës ministri i arsimit.
 
Aliu: Në RMV stimulohet bashkëjetesa gjuhësore
 
“Politikëbërja zyrtare së paku në dekadëne fundit në mënyrë permanente ka synuar të stimulojë bashjetesën gjuhësore. Për më tepër janë formuar edhe organe të posaçme që të kujdesen për zbatimin e gjuhëve të popujve joshumicë. Kjo sepse gjuha është pjesë e pandashme e identitetit të një populli, me të shprehet shpirti dhe kultura e një populli”, theksoi zv/ministri i arsimit Lulzim Aliu.
 
Ngjarja u organizua në Agjencionin për Zbatimin e Gjuhëve ku morrën pjesë gjuhëtar nga vendi,Shqipëria dhe Kosova. 
 
LEUNORA KALIQI