RMV dënon veprimin e Rusisë ndaj Ukrainës

22.02.2022 10:55

Maqedonia e Veriut kanë dënuar vendimin e presidentit rus....

Maqedonia e Veriut kanë dënuar vendimin e presidentit rus, Vladimir Putin, për të njohur rajonet lindore të Ukrainës, Donetsk dhe Lugansk, si entitete të pavarura.

Ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani, në një postim në Twitter, ka thënë se akte të tilla paraqesin shkelje të rëndë të ligjit ndërkombëtar.

“Dënojmë fuqishëm njohjen nga Rusia të zonave Donets dhe Lugansk si të pavarura. Akte të tilla paraqesin shkelje të rëndë të ligjit ndërkombëtar. Maqedonia e Veriut rithekson mbështetjen e qartë për sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës”, shkruan Osmani.

Ndërkohë në mbledhjen e sotme qeveria do të diskutoj për situatën rreth Ukrainës dhe për masat e nevojshme për sigurimin e anëtarëve nga Republika e Maqedonisë së Veriut në Misionin Special Monitorues të OSBE-së në Ukrainë.