Ushtria e Ukrainës, vriten dy ushtarë dhe 12 të tjerë u plagosën

22.02.2022 11:16

Dy ushtarë ukrainas raportohet të jenë vrarë...

Ushtria ukrainase, njoftoi se dy ushtarë të saj janë vrarë nga separatistët në 24 orët e fundit ndërsa 12 të tjerë u plagosën.

Në 84 raste, separatistët pro-rusë qëlluan mbi objektiva të ushtrisë së Ukrainës. Ata qëlluan me artileri të rëndë rreth 40 vendbanime përgjatë vijës së frontit.

Tanke pa targa përkatësa e që dyshohet se bëhët fjalë për ushtrinë ruse janë parë mëngjesin e sotem në rajonin Donbas.

Ndërkohë shum qytetarë ukrainas nga frika për sigurinë e tyre dhe familjeve të tyre kanë lëshuar shtëpitë dhe po braktisin rajonet Donetsk dhe Luhansk.