Zelensky: Nuk do ti japim asgjë askujt

22.02.2022 11:31

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky.....

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky iu drejtua sot kombit duke theksuar se veprimet e Rusisë shkelin “integritetin dhe sovranitetin kombëtar” të vendit dhe kufijtë ndërkombëtarë të Ukrainës “do të mbeten të tillë”.

“Ne jemi në tokën tonë. Ne nuk kemi frikë nga asgjë dhe askush. Ne nuk i detyrohemi askujt dhe nuk do t’i japim asgjë askujt. Dhe ne jemi të sigurt për këtë”, tha Zelensky në fjalimin e tij.

Zelensky tha se Ukraina ishte e përkushtuar ndaj paqes dhe diplomacisë. Ukraina po pret hapa “të qarta dhe efektive” nga aleatët e saj për të vepruar kundër Rusisë dhe bëri thirrje për një samit urgjent të liderëve të Ukrainës, Rusisë, Gjermanisë dhe Francës.