Michel: BE solidarizohet me Ukrainën

22.02.2022 11:41

Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel....

Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, ka biseduar me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky me çrast përsëriti "solidaritetin e plotë të BE-së me Ukrainën".

Njohja nga Rusia e dy rajoneve separatiste pro-Moskës në Ukrainë dhe urdhri i saj që trupat të hyjnë në ato zona është "një sulm kundër ligjit ndërkombëtar dhe rendit ndërkombëtar të bazuar në rregulla", tha Michel në një postim në Tëitter. Ai shtoi se Bashkimi Evropian “mbështet fuqishëm dhe plotësisht integritetin territorial të Ukrainës”.