Shqipëria në mbështetje të Ukrainës

22.02.2022 12:10

Edhe Shqipëria ka dënuar vendimin e presidentit rus....

Edhe Shqipëria ka dënuar vendimin e presidentit rus, Vladimir Putin, për të njohur rajonet lindore të Ukrainës, Donetsk dhe Luhansk.

Ministrja për Evropë dhe Punë të Jashtme e Shqipërisë, Olta Xhaçka, ka thënë se ky vendim përbën shkelje të ligjit ndërkombëtar, sovranitetit dhe integritetit të Ukrainës, si dhe marrëveshjeve të Minskut që lidhen me lindjen e Ukrainës. “Shqipëria është e bashkuar me partnerët dhe aleatët në mbështetje të Ukrainës”, - ka thënë ajo përmes një postimi në Twitter.