Kosova: Bota duhet t’i përgjigjet Putinit me vendosmëri
22.02.2022 12:27
Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës....

Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës ka reaguar pasi Rusia mbrëmë vonë nisi t’i fusë forcat e saj në Donetsk dhe Luhansk, dy rajonet në Ukrainën lindore.
Ministria e Jashtme thotë se Kosova qëndron me Ukrainën, ndërsa kërkon që bota duhet t’i përgjigjet Putinit me vendosmëri.
“Kosova qëndron me Ukrainën kundër agresionit të drejtpërdrejtë të Rusisë. Putini po bën edhe një herë luftë kundër një demokracie paqësore. Ai ka bërë luftëra hibride kundër demokracive në gjithë Evropën për shumë vjet. Bota e lirë duhet t’i përgjigjet me vendosmëri Putinit dhe përfaqësuesve të tij”, thuhet në reagim.
