Kina shprehet e shqetësuar për situatën në Ukrainë

22.02.2022 12:35

Shefi i diplomacisë kineze Vang Ji....

Shefi i diplomacisë kineze Vang Ji, në një bisedë telefonike me sekretarin amerikan të shtetit Entoni Blinken, ka shprehur “shqetësimin” për shkak të situatës në Ukrainë. 

Në kumtesën e sotme të Ministrisë kineze të Punëve të Jashtme thuhet:  “Kina është e shqetësuar për shkak të zhvillimit të situatës në Ukrainë dhe duhet të respektohen brengat legjitime të sigurisë në cilin do shtet”, theksoi Vang gjatë bisedës.

“Duhet të respektohen qëllimet dhe parimet e Kartës së OKB-së”, theksoi Vang, duke shtuar se situata në Ukrainë është “ngushtë e lidhur me vonesën” në zbatimin e marrëveshjes nga Minsku.

Kina u bën thirrje të gjitha palëve të “jenë të përmbajtur, për ta njohur rëndësinë nga zbatimi i parimit të sigurisë së pandashme, ta lehtësojnë situatën dhe t’i zgjidhin dallimet përmes dialogut dhe negociatave”, deklaroi Vang.