Vuçiq: Ushtria serbe të jetë në gjendje gatishmërie
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq....

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka urdhëruar ushtrinë dhe policinë që të jenë në gjendje gatishmërie të lartë pas ngjarjeve në Ukrainë.
Nga Monako ku po qëndron për vizitë zyrtare, Vuçiq i është drejtuar popullit serb duke thënë se presioni politik mbi Serbinë pas vendimit të Putinit do të rritet. “Sigurisht që jam i shqetësuar dhe situata nuk është e lehtë”, tha ai.
Presioni politik mbi Serbinë pas fjalimit të Putinit do të jetë më i fortë se kurrë”, tha ai.
“Kam kaluar shumë në pushtet, por ajo që kam përjetuar dhe pres se nuk do të jetë aspak e lehtë. Kjo po shkatërron arkitekturën e plotë të sigurisë në botë, askush nuk mund të parashikojë më se çfarë do të ndodhë. Ajo që ne e dinim jo ekziston më gjatë”, tha Vuçiq.
“Sot pas seancës i dhashë urdhër Ushtrisë si Komandant i Përgjithshëm që të përgatitet në mënyrën më të mirë në çdo moment. Ne vazhdojmë të blejmë atë që është më e mira për mbrojtjen e vendit”, - ka thënë Vuçiq.
