Siria, mbështetje vendimit të Putinit

22.02.2022 12:45

Siria ka dalur në mbështeje të vendimit të presidentit rus...

Siria ka dalur në mbështeje të vendimit të presidentit rus, Vladimir Putin për të njohur dy rajonet ukrainase, Donetsk dhe Luhansk, si të pavarura.

“Siria mbështet vendimin e presidentit Putin për të njohur republikat Luhansk dhe Donetsk dhe do të bashkëpunojë me to”, ka njoftuar agjencia shtetërore e lajmeve SANA, duke cituar ministrin e Jashtëm sirian, Faisal Mikdad.

“Ajo çfarë Perëndimi po bën kundër Rusisë sot, është e ngjashme me atë që ka bërë kundër Sirisë gjatë luftës terroriste”, është cituar të ketë thënë minsitri sirian.