Botë

Turqia kundër vendimit të Putinit

22.02.2022 14:16

Turqia ka kundërshtuar vendimi i Rusisë që ta njohë pavarësinë e të ashtuquajturave republika popullore të Donjeckut dhe të Luganskut...

Turqia ka kundërshtuar vendimi i Rusisë që ta njohë pavarësinë e të ashtuquajturave republika popullore të Donjeckut dhe të Luganskut.
 
“Vendimi i Federatës ruse që t’i njohë të ashtuquajturat republika Donjeck dhe Lugansk është shkelje e Marrëveshjes nga Minsku, si dhe shkelje e unitetit politik, sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës. Këtë vendim të Rusisë e konsiderojmë si të papranueshëm”, thuhet në kumtesën e Ministrisë.