Tunel për vjedhjen e një banke në Tiranë, Policia zbulon planin

22.02.2022 14:56

Për tre muaj me radhë....

Për tre muaj me radhë, persona ende të paidentifikuar kanë punuar me matrapik e puno, sidomos gjatë orëve të ditës, kur edhe niveli i zhurmës është shumë i lartë, për të hapur rreth 200 metër tunel të nëndheshëm me qëllim arritjen tek banka e nivelit të dytë për të grabitur aty paratë që baka dispononte.

Burime nga Policia e Tiranës bëjnë me dije, se gjatë së hënës u pikas në këtë zonë një person i armatosur, i cili hodhi armën dhe tentoi tu ikte forcave Shqiponja, por që u vu në pranga dhe u morr në pyetje në komisariat.

Ishte pikërisht ky moment, i cili çoi ekspertët e policisë të zbardhi edhe planin e mirëorganizuar të grupit kriminal,. Për grabitje e bankës, por deri tani nuk kanë mundur që të identifikojnë autorët, personat që e ideuan apo ata që do futeshin ë bakë për të grabitur vlerën monetare.

Në këtë puset të ujërave të zeza është edhe nisja e “punimeve” që kishin nisur autorët, të cilët çdo ditë shfaqeshin si punonjës të shërbimeve publike, për të realizuar objektivin.

Policia tha, se aktualisht në tunel hetuesit po marrin provat biologjike, të cilat kanë mbetur nga pakujdesia e personave që kanë punuar, gjë që mund të çojë në identifikimin apo kapje e autorëve.

Dyshohet se grabitësit kanë pasur hartën e tunelit dhe dinin ekzaktësisht se si mund të shkonin duke gërmuar brenda ambienteve të bankës dhe për këtë arsye po hetohet se ata mund të jenë ndihmuar nga punonjës të mirëmbajtjes së tuneleve nëntokësore apo elektricistë, të cilët kanë pasur planimetrinë e zonës dhe ua kanë dhënë atë grabitësve.