Covid-19, 11 fatalitete e 848 raste të reja në 24 orë

22.02.2022 16:25

Nga 3.506 testime të bëra në 24 orët e fundit....

Nga 3.506 testime të bëra në 24 orët e fundit në vend, rezultuan 848 raste të reja, 116 prej tyre ri-infektime. Më shumë se gjysma, apo 451 janë në Shkup, qytetet e tjera kanë më pak se 100 raste.

Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 11 persona të vdekur. Në statistikën e fataliteteve u shtuan edhe 11 persona me diagnozë KOVID-19 nga  “Termini im”, që realisht kanë humbur jetën nga 10 deri 19 shkurt.

Nga numri i përgjithshëm i vdekjeve, tek 21 persona janë regjistruar kormobiditete. Të shëruarit në këto 24 orë janë 1369. Në vend ka aktualisht  5.775 raste aktive.