Futboll

Juve mes Shaqirit e Sneijderit

28.12.2014 17:03

Mesfushori shqiptar i Bayern Munich, Xherdan Shaqiri dhe holandezi i Galatasarayt, Wesley Sneijder, njëri nga ta mund të bëhet pjesë e Juventusit...

Mediat italiane shkruajnë se krerët e kampionëve të Italisë janë në kërkim të një mesfushori, dhe thuhet se ‘Zonja e Vjetër’ është duke i vëzhguar dyshen Shaqiri-Sneijder.
 
Reprezentuesi shqiptar i Zvicrës, gjatë këtij dimrit pritet të largohet nga ‘Alianz Arena’ për shkak se ai nuk po e bind trajnerin Pep Guardiola.
 
Dhe është pikërisht Juventusi një nga destinacionet e mundshme te mesfushorit shqiptar, por Shaqiri kërkohet edhe nga disa klube tjera të mëdha evropiane.
 
Ndërkohë, ëndrra e Wesley Sneijderit është që një ditë të vesh fanellën e torinezëve.
 
Sipas mediave italiane, tashmë kreu i Juvës, Marotta kanë nisur kontaktet me Galatasrayn, dhe mësohet se brenda pak ditësh mund të zyrtarizohet marrëveshja mes Juvës dhe Gallatës për blerjen e ish mesfushorit të Interit.