Maqedoni

Bekteshi: Nëse rriten ushqimet bazë, tregtarët do të dënohen

22.02.2022 16:43

Me propozim të Ministrisë së Ekonomisë, Qeveria ka marrë vendim për vendosjen e marzheve...

Me propozim të Ministrisë së Ekonomisë, Qeveria ka marrë vendim për vendosjen e marzheve për import të disa produkteve ushqimore, me qëllim parandalimin e rritjes së çmimeve për produktet bazë ushqimore.
 
“Përcaktohet marzhe më të lartë tregtar deri në 5 për qind të çmimit të shitjes të përllogaritur në tregtinë me shumicë, respektivisht deri në 10 për qind të çmimit të shitjes në tregtinë me pakicë, si kusht i veçantë në tregtinë me produkte si vijon: bukën, sheqerin, kripën, miellin, vaj lulediellin e përpunuar, qumësht me yndyrë prej 2,8 për qind, 3,2 për qind dhe 3,5 për qind, mish i freskët dhe produkte të mishit, djathë dhe gjizë, oriz, makarona, grurë si dhe pemë dhe perime.”,- tha mes tjerash ministër i ekonomisë, Kreshnik Bekteshi.  
 
Bekteshi theksoi se nëse tregtarët nuk i përmbahen këtij vendimi, do të vijojnë edhe gjoba.
 
“Për shkeljen e këtyre masave, në përputhje me nenin 30 të Ligjit për Tregti, janë parashikuar gjobë në vlerë prej 800 deri në 1.000 euro me kundërvlerë në denarë për mikro-tregtar, gjobë në vlerë prej 1.600 deri në 2.000 euro me kundërvlerë në denarë për tregtar të vogël, gjobë prej 3.000 deri 6.000 euro me kundërvlerë në denarë për tregtar të mesëm, gjobë prej 7.000 deri në 10.000 euro me kundërvlerë në denarë për tregtar të madh.”,- u shpreh ministri i ekonomisë, Kreshnik Bekteshi.
 
Inspektorati Shtetërorë i Tregut do të dal në terren më kontrolle të përforcuara të tregtarët, ndërsa qytetarët rritjen e çmimeve në mënyrë drastike të ushqimeve bazë mund ta paraqesin në numrin falas 191 të ISHT. Vendim  për gjoba do të zbatohet nga 1 marsi i vitit 2022 deri më 31 maj të vitit 2022.
 
FARIJE DAUTI BAKIJU