Maqedoni
Lufta kundër trafikimit me qenie njerëzore, “nevojiten fushata, prevenime dhe mbrojtje”
22.02.2022 17:20
Me aktualizimin e problemit të trafikimit të qenieve njerëzore është shënuar dita e luftës kundër kësaj të keqeje...

Me aktualizimin e problemit të trafikimit të qenieve njerëzore është shënuar dita e luftës kundër kësaj të keqeje. E për ta parandaluar këtë dukuri nëpërmjet projektit, radari për zbulimin e grupeve të organizuara kriminale në Ballkanin Perëndimor do të forcohen kapacitetet e sektorit civil, do të krijohen bazat e njohurive përmes hulumtimit, ndërsa do të ndikohet edhe në tendencat politike, thonë nga Instituti për Demokraci.
“Ideja është të ndërtohet dhe të krijohet nevoja për sa i përket sensibilizimit publik dhe presionit publik mbi qeveritë në Ballkanin Perëndimor për të luftuar krimin e organizuar.”,- tha Marko Troshanovski nga Instituti për Demokraci.
Viktimat e trafikimit të qenieve njerëzore nuk janë vetëm statistika dhe shifra, ato janë fate mizore të njerëzve që kanë nevojë për ndihmë dhe mbrojtje. Sipas institucioneve kompetente, për parandalim dhe mbrojtje më të mirë është e nevojshme ngritja e vetëdijes publike, fushatë për njohjen e kësaj dukurie si dhe bashkëpunim midis institucioneve dhe sektorit civil.
“Duhet të punojmë në ngritjen e vetëdijes publike dhe ky është një rekomandim që po ndiqet dhe një çështje që është përfshirë si në strategjinë e mëparshme kombëtare ashtu edhe në strategjinë aktuale për luftimin e trafikimit të qenieve njerëzore.”,- theksoi zëvendës-avokati i popullit, Jovan Andonovski.
“Secili prej nesh ka detyrimin moral dhe ligjor të raportojë pranë shërbimeve kompetente çdo dyshim nëse ka indikacione për trafikim njerëzor.”,- u shpreh zëvendës-koordinatori nacional, Svetlana Vlahoviq-Dimanovska.
“Nuk është çështja thjesht themelimi i një organi agjencie apo ndonjë institucioni, por ai organ të jetë në gjendje t'u përgjigjet nevojave për të cilat është themeluar.”,- potencoi Uranija Pirovska nga Komiteti i Helsinkit.
Vitin e kaluar janë identifikuar 48 viktima, 39 nga Tajvani dhe 9 nga vendi.
NAIM RAMADANI
