Maqedoni

Tetovë, protestë kundër hapjes së lojërave të fatit

22.02.2022 17:39

Me bllokim të rrugës, u protestua në Tetovë kundër hapjes së kazinosë afër Çerdhes “Rinia” në Tetovë...

Me bllokim të rrugës, u protestua në Tetovë kundër hapjes së kazinosë afër Çerdhes “Rinia” në Tetovë. Nga Lëvizja Anti Bixhoz, edhe një herë kërkuan nga politika që të veprojnë dhe të marrin si shembull shtetet fqinje dhe të sjellin një ligj në interes të qytetarëve e jo të lojërave të fatit.
 
“Ne këtu jemi shenduar krejt në shtet kazino. Ju të nderuar që duhet të mbroni interesin tonë ejani dhe mos bëni polikë më, qasuni me seriozitet dhe nëse jo tjetër, nëse nuk dini si të zgjidhni problemin me lojërat e fatit, shikoni Shqipërinë dhe Kosovën, Greqinë, Zvicrën dhe Francën mos na dërgoni atje ku nuk ka perspektivë dhe dritë për një jetë më të mirë.”,- deklaroi Gani Nuhija nga Lëvizja Antibixhoz.
 
Drejtori i Çerdhes “Rinia” tha se janë kundër hapjes së Kazinos dhe kërkon nga institucionet të marrin masa.
 
“Aktivitet e jashtme të fëmijëve që kemi ne si çerdhe, fëmijët do përballen me kazino dhe ne si institucion jemi kundër hapjes së kazinosë. Ne kemi lajmëruar edhe Ministrinë për Politikë dhe Punë Sociale por deri më tani nuk kemi përgjigje.”,- theksoi drejtori i Çerdhes “Rinia” në Tetovë.
 
Protestën e sotme e përkrahën  partitë opozitare shqiptare. Thanë se do shfrytëzojnë të gjitha mundësitë për të ndryshuar Ligjin për lojëra të fatit.
 
“Si qytetar i Tetovës do jem gjithmonë në mesin e tyre, si politikan do të inicioj dhe do përkrah çdo iniciativë për ndryshimin e ligjeve, si kryetar i Tetovës do shfrytëzoj të gjitha ingerencat të cilat i kam, që kjo dukuri të largohet nga mesi ynë.”,- deklaroi kryetari i Komunës së Tetovës, Billa Kasami.
 
“Si koordinatore e grupit parlamentar të ASh-së do të jemi zëri i gjithë këtyre qytetarëve, të cilët sot protestojnë në mënyrë të drejtë, kundër këtij fenomeni negativ. Të gjitha mundësitë që i kemi nëpërmjet amendamenteve do të ndërhymë për të kërkuar dhe për të dhënë mbështetje për kërkesat e Lëvizjes Anti-bixhoz.”,- tha deputetja e ASh-së, Ilire Dauti.
 
Organizatorët e protestës thanë se nëse kërkesat e tyre nuk do merren parasysh, do t[i radikalizojnë protestat.
 
VISAR SADIKI