Sportet E Tjera

Amerikani Ganong, i jashtëzakonshëm

28.12.2014 17:05

Skiatori amerikan, Travis Ganong ishte në formë të jashtëzakonshme, duke rrëshqitur për mrekulli dhe arriti i pari në cak me kohë të kaluar për 1:32.42 minutë...

26-vjeçari në mënyrë mjeshtërore ka skijuar dhe ka qenë më i shpejtë për nëntë të qindtat se austriaku Matthias Mayer.

Austriaku u përpoq mjaft por nuk ia doli të jetë më i mirë në kohë, por la pas vetes italianin Dominik Paris.

Skiatori italian ishte mjaft i mirë, por ngeci për 21 të qindtat e sekondës nga fituesi i kësaj gare. Nga vendi u katërt e deri të i gjashti u klasifikuan skiatorët austriakët.

Otmar Striedinger pati kohën për 45 të qindtat më të dobët se i pari, kurse Romed Baumann që u rendit i pesti ishte më i ngadalshëm për 22 të qindtat se vendi i katërt ose për 11 të qindtat më i shpejtë se pozita e gjashtë Hannes Reichelt.

Zvicerani Didier Defago nuk ishte në formën e tij dhe si rrjedhojë e kësaj zuri vendin e 9-të me 98 të qindtat e kohës më të dobët se amerikani.

Në renditjen e përgjithshme të Kupës së Botës, norvegjezi Kjetil Jansrud, është i pari me 624 pikë, i ndjekur nga austriaku Marcel Hirscher (576), pastaj Talijan Paris (405) etj.

Në renditjen e përgjithshme në lëshim, Jansrud prin me (294) pikë, pasojnë: Paris (220), Ganong (191), Nyman (191) etj. Me 6 janar do të mbahet gara e radhës përkatësisht në Zagreb.