Nga nesër fillon pagesa për pensionet e muajit shkurt në Maqedoni

23.02.2022 10:30

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale....

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale njoftons e nga dita e nesërme do të fillojë pagesa e pensioneve për muajin shkurt.

Sipas MPPS-s, pensionet paguhen parakohe dhe në faza me qëllim që të mundësohet mbrojtje më e madhe e pensionistëve në kohë pandemie nga COVID-19.

Pensionet për pensionistët që kanë kartela për bankomat, pensionet paguhen nga dita e nesërme ndërsa për ata nuk posedojnë kartelë bankomati, narja e pensioneve do të bëhet në grupe në varësi nga lartësia e pensionit edhe atë:

Grupi i parë 

- Pensionet në lartësi deri 11.000 denarë do të mund të tërhiqen nga data 24 shkurt – (e enjte).

Grupi i dytë 

- Pensionet në lartësi prej 11.001 denarë – 14.000 denarë do të mund të tërhiqen nga data 25 shkurt – (e premte).

Grupi i tretë

– Pensionet në lartësi prej 14.001 denarë – 18.000 denarë do të mund të tërhiqen nga data 28 shkurt – (e hënë).

Grupi i katërt

- Pensionet në lartësi mbi 18.001 denarë do të mund të tërhiqen nga data 1 mars – (e martë).