Sportet E Tjera

Hector më e mirë se Fenninger e Shiffrin

28.12.2014 17:06

Në konkurenc të femrave në disciplinnë e sllalomit suedezja Sara Hector arriti e para në cak me kohë të kaluar 2:17.61 minuta...

22-vjeçarja ishte më e shpejtë për 9 të qindtat se austriakja Anna Fenninger dhe 18 se amerikania Mikaela Shiffrin.

Një garë e fortë e interesante, duke ngadhënjyer suedezja. Ajo është e lumtur për fitoren dhe që ishte më e mirë se austriakja dhe amerikania.

Në renditjen e përgjithshme të Kupës së Botës, bukuroshja sllovene Tina Maze, udhëheq bindshëm me 692 pikë, pas saj janë: Fenninger (487) e Shiffrin (345).

Austriakja Eva-Maria Brem është e para me 270 pikë në renditjen e përgjithshme të disiplinës së sllallomit të madh, pasojnë Fenninger (242) dhe Shiffrin (226).