Maqedoni
Zhvillimi rajonal, RMV-Kosovë thellojnë bashkëpunimin
23.02.2022 15:16
Thellimi i bashkëpunimit ndërmjet dy ministrive në zbatimin e projekteve për zhvillim rajonal...

Thellimi i bashkëpunimit ndërmjet dy ministrive në zbatimin e projekteve për zhvillim rajonal dhe shkëmbimi i përvojave në funksion të përforcimit të kapaciteteve administrative ishin temat midis ministrit për Vetëqeverisjes Lokale, Goran Milevski, dhe ministrit të Zhvillimit Rajonal të Republikës së Kosovës, Fikrim Damka, i cili po qëndron për vizitë në vendin tonë. Në kuadër të bashkëpunimit ndërkufitarë me programin IPA-1 IPA-2 nga viti 2010-të janë realizuar 20 projekte.
“Deri më tani janë realizuar 20 projekte, nga të cilat 18 janë të plota dhe dy janë në fazën e zbatimit me vlerë 7.4 milionë euro. Për këtë periudhë të gjatë, mund të mos jenë fonde të mëdha, ndaj në mes të muajit mars do të shpallim thirrjen e tretë në vlerë prej 3 milionë euro, që është një tjetër thirrje për të gjitha komunat, OJQ-të dhe të gjitha institucionet që kanë mundësi të aplikojnë për përgatitjen e projekteve të tyre në fushën e mbrojtjes së mjedisit, mbrojtjes së trashëgimisë kulturore dhe zhvillimit të turizmit në këtë rajon ndërkufitar.”,- tha ministri i pushtetit lokal, Goran Milevski.
“Këtu jemi të shikojmë mundësitë, të mësojmë prej praktikave të BE-së dhe të kemi konkret disa projekte për të implementuar dy shtetet dhe të ndajmë praktikat të mira të cilat edhe ne si ministri e zhvillimit rajonal e Kosovës edhe mistria e vetëqeverisjes lokale e implementon në vendin tuaj, për të diskutuar a kemi mundësi të fillojmë disa projekte të përbashkëta ndërkufitare. Qëllimi edhe i ministrisë tonë edhe i ministrisë së RMV-së ynë është që të përmirësojmë jetën e qytetarëve në të dy anët e shteteve.”,- u shpreh ministri i zhvillimit rajonal të Kosovës, Fikrim Damka.
Qeveritë e dy vendeve vitin e kaluar kanë nënshkruar një memorandum bashkëpunimi në fushën e zhvillimit rajonal të cilin po e zbatojnë nënvizuan dy ministrat.
NAIM RAMADANI
