Maqedoni

Situata në Ukrainë, Arsovski: RMV mbështet politikat e BE-së

23.02.2022 15:36

Qeveria do të diskutojë e vendosë së shpejti se çfarë veprimet mbështetëse do t’i japë politikave të BE-së...

Qeveria do të diskutojë e vendosë së shpejti se çfarë veprimet mbështetëse do t’i japë politikave të BE-së lidhur me sanksionet ndaj Rusisë. Zëdhënësi qeveritar, Arsovski, tha sot se po diskutohet edhe ndihma që do t’i ofrohet Ukrainës e që do diskutohet mes kryeministrave, Kovaçevski dhe Shmigel. Sa i përket pyetjes nëse vendi është i gatshëm në çdo rast të pranojë refugjatë nga Ukraina, Arsovski thotë padyshim që po, por shpresa është që situata të mos eskalojë.
 
“RMV është në linjë për të arritur dakordueshmëri me politikat e jashtme dhe të sigurisë të Bashkimit Europian. Në raport me sanksionet që janë paralajmëruar nga BE, qeveria do të diskutojë dhe sigurisht do të  informojë opinionin... RMV në shumë çështje ka treguar zemrën e hapur dhe gatishmëri për të ndihmuar në këto situata, qeveria do të ofrojë dhe ndihmë në rast të eskalimit të situatës në Ukrainë, por sigurisht që të gjitha përpjekjet janë që situata të mos eskalojë. Kryeministri Kovaçevski do të ketë bisedë telefonike me kryetarin e qeverisë së Ukrainës, Denis Shmigel, dhe pas kësaj bisede qeveria do të ketë më shumë informacione që ka të bëjë me ndihmën që mund të ofrojë shteti ynë.”,- deklaroi zëdhënësi i Qeverisë, Dushko Arsovski.