Maqedoni

“Qeveria e hapur”: Cilësi, besim dhe shërbime më transparente

23.02.2022 15:44

Koncepti për Qeveri të hapur, mundësoi shërbime cilësore, rriti besim te qytetarët dhe e bëri qeverinë...

Koncepti për Qeveri të hapur, mundësoi shërbime cilësore, rriti besim te qytetarët dhe e bëri qeverinë më transparente dhe më të përgjegjshme, thanë përfaqësuesit e ekzekutivit gjatë promovimit të planit të pestë aksional për partneritet për Qeveri të hapur 2021- 2023. Potencuan se nga vendi i fundit në vitin 2016, RMV tashmë  tre vite me radhë është në vendin e parë në rajon sa i përket qeverisjes transparente.
 
“Ekzistojnë tre mënyra përmes të cilave u mundësohet vendeve anëtare t’i realizojnë qëllimet që kanë, e ato janë kyçja e qytetarëve si partnerë të qeverisë, kyçja e komuniteteve të margjinalizuara historike dhe e treta lufta kundër korrupsionit. RMV ka avancuar reformat në të tria sferat.”,- deklaroi drejtori ekzekutiv i parteneritetit për Qeveri TË Hapur, Sanxhaj Pradhan.
 
“Partneriteti për qeveri të hapur është nismë vullnetare ndërkombëtare për realizimin e angazhimeve konkrete nga Qeveritë për qytetarët që të promovohet  transparenca, të përforcohet lufta kundër korrupsionit dhe të përforcohet sundimi i së drejtës.”,- u shpreh Fani Karanfillova Panovska nga Fondacioni Qeveri e Hapur.
 
“Të jesh në vendin e fundit në vitin 2016 dhe të arrihet në vendin e parë dhe kjo pozitë të mbahet për tre vite me radhë, do të thotë vullnet, vendosmëri e përkushtim. Këtë koncept e pranuan komunat, kuvendi, por edhe pushteti gjyqësor që nënkupton kontributin tonë të përgjithshëm në sundimin e së drejtës.”,-  u shpreh kryeministri, Dimitar Kovaçevski.
 
“Përkushtimi i madh për krijimin e planit aksional  do të vazhdojë  dhe po ashtu është formuar edhe grupi punues për zbatimin e planeve të mëtejshme.”,- theksoi ministri i Shoqërisë Informatike, Admirim Aliti.
 
RMV në 2011-ën nënshkroi deklaratën për qeveri të hapur dhe ekzekutivi shpreson që edhe në të ardhmen vendi të jetë lider rajonal dhe global i partneritetit për qeveri të hapur.    
 
FLUTURA LATIFI