Maqedoni
Bora zbardhi edhe kryeqytetin
28.12.2014 17:17
Të reshurat e para të borës në Shkup, shum qytetarë I përjetuan të kënaqur, edhe pse disa prej tyre kjo borë I gjeti të papërgaditur...

Disa thonë se kjo I kthen në kujtimet e fëmiris, ndëra për një pjesë tjetër kjo e vështirson komunikimin.
Fëmijët jane ata të cilët jane mahnitur nga bora e parë në Shkup, Bora filloi të bië gjatë mesditës se dites se djeshme duke e mbuluar vendin një shtresë të trashë.
Për shkak të të reshurave intesive të borës është vendosur ndalesë për lëvizjen e automjeteve të rënda transportuese në kalimet malore Strazhë dhe Presekë edhe në akset rrugore Mavrovë Dibër si dhe Dibër Strugë.
Për automjetet e lehta motorike është i domosdoshëm përdorimi i pajisjeve dimërore.
Siç kumton LAMM, në aksin rrugor Tetovë Jazhincë është i domosdoshëm përdorimi i pajisjeve dimërore për të gjitha llojet e automjeteve.
Në aksin rrugor Vratnicë Jazhincë, për shkak të erës së fuqishme, nuk rekomandohet lëvizja e automjeteve të rënda transportuese.
Ndalesa për lëvizjen e automjeteve transportuese dhe autobusëve në aksin rrugor Tetovë Kodra e Diellit akoma është në vijim.
FARIJE DAUTI - BAKIU
