Problemet me fqinjët, Kocarev: Kërkesat bullgare, joreale
Marrëveshja me Bullgarinë, Marrëveshja e Prespës....

Marrëveshja me Bullgarinë, Marrëveshja e Prespës dhe ndryshimet kushtetuese për kryetarin e ASHAM-it, Ljupço Kocarev, paraqesin së bashku burim të jostabilitetit në rajon, ku, sipas tij, prej këtyre dokumenteve përfituan shtetet fqinje, u realizuan gjeopolitikat e shteteve të mëdha, ndërkaq u shkatërruan vlerat e shtetit maqedonas.
“Të gjitha dokumentet që nuk janë konzistentë me premisat bazike të maqedonizmit, paraqesin burim të të gjitha problemeve tona vitale dhe nënkuptojnë shkatërrim të Maqedonisë. Nëse BE përmes veto-s së një shteti anëtar si kusht për fillimin e bisedimeve kërkon të rishikohet sintagma “Okupator fashist” dhe për fat të keq përkrahet nga disa politikan maqedonas; a nuk kontribuon kjo në shkatërrimin e shtetit maqedonas?!”,- tha kryetari i AShAM-it, Ljupço Kocarev.
Ndryshimet kushtetuese, Kambovski: Janë në dorën tonë, ne vendosim
Asnjë shtet fqinj nuk mund të përzihet nëse duhet të bëhet ndërhyrje në kushtetutë apo jo, thotë akademiku Kambovski, gjersa kolegia e tij Kulakovska kërkon mbrojtjen e identitetin maqedonas në parlament.
“Ndonjë shtet mund të sugjerojë çfarëdo qoftë, por çështja varet prej nesh, nga vendimi ynë. Ne kemi mekanizma për atë se si ngrihet iniciativa për ndryshimin e kushtetutës. Askush nuk mundet t’ju përzihet apo t’ju imponojë. Ndryshimet kushtetuese i bëni vet nëse vlerësoni se duhet të bëhet.”,- theksoi anëtari i AShAM-it, Vllado Kambovski.
Qulakova: Kuvendi të mbrojë interesat maqedonase
“Propozoj që prej sot nëse është e mundur ta miratojmë në kuvend deklaratën për çështjet identitare maqedonase në kontekst me bisedimet e fundit me Bullgarinë që të mos bëhet vonë, kur në vend të “maqedonas” nën presion të kushtetutës të jemi: maqedonas-bullgar.”,- u shpreh anëtarja e AShAM-It, Katica Qulakova.
Anëtarët maqedonas të ASHAM-it me thirrje deri tek politikanët që t’ju lejohet atyre të jenë pjesë e përcaktimit të së ardhmes së shtetit. (Nermin Mulaki Fejzullahu, TVM2)
