Maqedoni

“Eurothink”: pyјеt shkatërrohen dhe askush nuk ndërmerr asgjë

23.02.2022 17:13

Pyјеt shkatërrohen dhe askush nuk ndërmerr asgjë....

Pyјеt shkatërrohen dhe askush nuk ndërmerr asgjë. Në katër komuna të vendit, gjashtë vitet e fundit janë prerë ilegalisht apo thënë ndryshe janë vjedhur nga pasuria nacionale rreth 25.000 metër kub drunj, tregon hulumtimi i Qendrës për Strategji Evropiane “Eurothink”. Nëse çmimi me pakicë për një metër kub dru është  rreth 40 euro, vlera e drurit të vjedhur është 1 milion euro. Mijëra shkelje dhe kallëzime penale janë ngritur nga Policia Pyjore dhe Pyjet Kombëtare kundër prerësve të drunjve në tri dekadat e fundit, por prokuroritë publike dhe gjykatat kanë arritur të përfundojnë vetëm pesëdhjetë lëndë.
 
“Institucionet tjera, siç janë prokuroritë, gjykatat, MPB, në varësi të periudhës apo vendit në të cilin operojnë kanë qasje dhe kapacitet të ndryshëm. Nga vëzhgimet tona, mund të them se për momentin punën më të dobët apo shumë të ngadalshme e bëjnë prokuroritë dhe gjykatat.”,- tha Aleksandër Stojanovski nga Qendra për Strategji Europiane “Eurotink”.
 
Në vendin tona ka shërbime mbrojtëse, por mekanizmat kontrolluese janë kyç. Prerja e drunjve është krim që ka përfundim me pasoja serioze. Tre mijë njerëz vdesin për shkak të ajrit të ndotur. 
 
“Për ne si ministri as më përpara dhe as tani nuk ka ekzistuar asnjë lloj dileme në pjesën e gatishmërisë dhe bashkëpunimin për të gjitha idetë e reja, aktivitetet që ofrohen jo vetëm mbrojtjen pyjore, por parandalimin serioz dhe gjithëpërfshirës të këtij lloj krimi.”,- theksoi ministri i punëve të brendshme, Oliver Spasovski.
 
“Sistemi elektronik i ndjekjeve, do të vëzhgojë të gjithë automjetet dhe do të japë sinjal  dhe më pas policia pyjore e MPB-së do të shohë nëse kjo prerje e drunjve  është legale apo ilegale. Në sistemin i cili do të jetë një aplikacion mobile, të gjithë qytetarët mund të kenë qasje kontrolli dhe rastet mund të paraqiten.”,- u shpreh Sasho Jovanoviq nga Ministria e Bujqësisë.
 
Nga viti 2010 deri në vitin 2020, nga Policia Pyjore deri te Prokuroria Publike janë ngritur 2380 kallëzime penale dhe 18.750 shkelje. Gjendja e pyjeve është mjaft shqetësuese në Prilep, Gjevgjeli, Strumicë dhe Velesë tregon hulumtimi i Qendrës për strategji evropiane “Eurotink”.
 
FARIJE DUATI BAKIJU