Maqedoni

MPB në aksion, konfiskoi rreth 40 kg drogë, 10 u arrestuan

23.02.2022 17:24

10 persona të arrestuar dhe rreth 40 kilogramë marihuanë në vlerë prej 200 mijë euro të sekuestruara.

10 persona të arrestuar dhe rreth 40 kilogramë marihuanë në vlerë prej 200 mijë euro të sekuestruara. Ky është bilanci i aksionit të mbrëmshëm policor ku në tre lokacione në kryeqytet policia arriti të parandalojë trafikim më të madh të kësaj droge nga Shqipëria, përmes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut,  deri  në Turqi. Të arrestuarit kanë qenë pjesë e grupit kriminal ndërkombëtar, anëtarët e të cilit përveç shtetasve tanë ishin të përfshirë edhe shtetas të Kosovës dhe Shqipërisë.
 
“Njërin automjet ka pasur për detyrë të jetë “pastrues” gjegjësisht të informojë për praninë patrullave policore, ndërsa gjatë ndalimit të automjetit të dytë në bagazh është gjetur thes me 27 pako marihuanë. Njëkohësisht udhëkryqi në Bit Pazar është arrestuar 49 vejçari M.Ll. nga Gjirokastra e Shqipërisë, 59 vjeçari L. NJ. nga Shkupi dhe I. E. 41 vjeçari nga Tetova të cilët ishin duke udhëtuar me automjet “punto”, ndërsa në koordinim e sipër në lagjen Gjorçe Petrov është arrestuar edhe 57 vjeçari A. P. nga fshati Gërçec. Në dy aksione tjera në fshatin Patishka Rekë u arrestuan edhe dy persona tjera, 19 vjeçari M. A. dhe 31 vjeçarja K. K., ku u sekuestruan edhe 26 pako tjera me marihuanë.”,- tha Suzana Praniq nga MPB.  
 
Prokuroria për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit solli urdhër për kryerjen e hetimeve ndaj dhjetë personave të arrestuar për veprën penale “prodhim dhe shpërndarje e paautorizuar e narkotikëve”. Përveç kësaj, MPB-ja ka kryer edhe disa bastisje tjera në fshatin Nikishtan, Karposh dhe Bit Pazar të Shkupit, ku janë sekuestruar disa makineri për “gërmimin” e bitkoinave.
 
REXHEP QAMILI