Maqedoni
4 mijë lypsa në rrugët e RMV-së, "Ndërtojmë ardhmëri": Të heqim fëmijët nga rruga
23.02.2022 17:43
Gjendja me numrin e personave që kërkojnë lëmoshë në vend dhe keqpërdorimi i fëmijëve është dëshpëruese dhe kritike....

Gjendja me numrin e personave që kërkojnë lëmoshë në vend dhe keqpërdorimi i fëmijëve është dëshpëruese dhe kritike. Në RMV, rreth 4000 mijë persona kërkojnë lëmoshë, prej tyre, 50 fëmijë në moshë prej 3-14 vjet përdorin lëndë narkotike. Rreth 18 mijë 700 persona nuk janë në bankat shkollore, ndërsa 1500 fëmijë të nacionalitetit rom, nuk janë të evidentuar me numra amë tregojnë të dhënat e hulumtimit të OJQ-së "Ndërtojmë ardhmëri". Vetëm në Shkup numri i fëmijëve që kërkojnë lëmoshë është rritur nga 70 në 100. Jovanoviq tha se nga takimet e deritanishme mbështetje të madhe ka gjetur nga ministrja e mbrojtjes, por jo edhe nga ajo e punës dhe politikës sociale.
“Gjendja është shumë kritike, dëshpëruese, frapante. 4000 mijë persona nga kategoritë sociale kërkojnë lëmoshë në gjithë shtetin, më së shumti në Shkup. Po bëhen analiza detajore për atë se çka po ndodh. Realizova takime pune me zyrtare ku iu kërkova mos të bëjnë vetëm premtime por të fillojnë aksionin në mars. U bëj apel të gjitha institucioneve që t’i largojnë ata që kërkojnë lëmoshë dhe të përgjigjen penalisht për keqpërdorimin e fëmijëve. Apeloj që aksioni të zbatohet me sukses, të kyçet SPB-Shkup dhe të gjitha stacionet policore në mbarë vendin.”,- tha Ilija Jovanoviq nga OJQ "Ndërtojmë ardhmëri".
Paratë të cilat qytetarët ua ofrojnë këtyre fëmijëve me qëllimin për t’u ndihmuar ata i shfrytëzojnë në blerjen e lëndëve narkotike. Me përdorimin e lëndëve të ndryshme narkotike, ata i vënë foshnjat dhe fëmijët në gjumë pothuajse tërë ditën në të ftohtë dhe gjatë temperaturave të larta. 2000 fëmijë janë në gjendje të rëndë shëndetësore për shkak të kujdesit të pamjaftueshëm dhe përdorimit të lëndëve narkotike.
“76 prindër janë nën mbikëqyrje për shfrytëzimin e të drejtës prindërore nga ana e qendrave për kujdes social, por këtu nuk jam i kënaqur nga kujdesi pasi që fëmijët sërish kthehen në rrugë. Kundër 56 prindërve udhëhiqet procedurë penale. Kërkoj nga institucionet më masovikisht të punojnë që t’ju merret e drejta prindërore dhe fëmijët të kujdesen në familje përkujdesëse, të bëhet ndonjë adaptim, të ju tërhiqet vëmendja, shteti të kujdeset për ta, ndërsa ata që duhet të përgjigjen le të përgjigjen me dënim me burg prej 7, 10 apo 15 vjet burg.”,- theksoi Ilija Jovanoviq nga OJQ "Ndërtojmë ardhmëri".
Nga OJQ "Ndërtojmë ardhmëri" apelojnë qytetarët dhe vozitësit që mos të bien pre e manipulimeve dhe mos t’u jepen të holla fëmijëve dhe atyre që kërkojnë lëmoshë. Kjo OJQ do të projektin deri kur të mos ketë më asnjë fëmijë që kërkon lëmoshë në rrugë.
FLORIJE BELULI KAMBERI
