Maqedoni
Mickoski: Qeveria po fut shtetin e qytetarët në stagflacion
23.02.2022 18:14
Shteti dhe qytetarët po futen në stagflacion, paralajmëron lideri i opozitës maqedonase, Hristian Mickoski...

Shteti dhe qytetarët po futen në stagflacion, paralajmëron lideri i opozitës maqedonase, Hristian Mickoski. Ai thotë se pushteti vazhdon të mburret për rritjen e rrogës minimale, por kjo nuk mjafton sepse inflacioni rekord prej 6.7 për qind moti kohë e ka gllabëruar rritjen e rrogës minimale.
Për tre vjet rryma është rritur për më shumë se 30 për qind, benzina për më shumë se 60%, nafta në këtë periudhë është rritur për mbi 40%, mielli për 38%, qumështi për 20 për qind, vlerëson Mickoski për të shtuar se nëse kjo krahasohet me pagat kalkulimi del që kemi rritje për zero denarë.
“Efekti i gjithë kësaj është stagflacioni dhe skllavëria e borxhit. kemi inflacion jashtëzakonisht të lartë dhe ekonomi të stagnuar. Në vetëm 48 ditë nga fillimi i vitit 2022, kjo Qeveri ka bërë një deficit buxhetor, besoni apo jo, 164 milionë euro ose në përqindje 30% e deficitit buxhetor të planifikuar për gjithë vitin 2022. Së shpejti do të kemi një ribalancim të këtij buxheti me një nevojë të shtuar për financim, që do të thotë borxh shtesë që na zhyt në skllavëri edhe më të madhe borxhi!”,- tha lideri i VMRO–DPMNE-së, Hristian Mickoski.
Sipas Mickoskit, Qeveri për vetëm 48 ditë të këtij viti ka bërë deficit buxhetor prej 164 milionë eurosh ose 30 për qind e buxhetit të planifikuar për tërë vitin 2022.
SANIJE DURAKU
