Maqedoni

Covid 19, 12 fatalitete dhe 674 raste të reja në 24 orë

23.02.2022 18:42

Në 24 orët e fundit në vend janë regjistruar 674 raste të reja nga 3156 testime të kryera....

Në 24 orët e fundit në vend janë regjistruar 674 raste të reja nga 3156 testime të kryera. Prej tyre 98 janë ri-infeksione. 
 
Gjatë 24 orëve të kaluara janë regjistruar 12 fatalitete, viktimat janë të moshës 48 deri në 92 vjeç. gjithashtu ka edhe 9 të vdekur me diagnozë COVID-19 nga Termini im, që realisht kanë humbur jetën nga 31 janari deri më 20 shkurt.
 
Janë regjistruar edhe 978 pacientë të shëruar. Numri i rasteve aktive në vend është 5.449.
 
VLORA LATIFI TOPOJANI