Botë

Haxhiu: S’do të hapet asnjë qendër votimi për presidencialet

23.02.2022 18:54

Serbia ka kërkuar që zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale...

Serbia ka kërkuar që zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale, që do zhvillohen me 3 prill, të mbahen edhe në territorin e Kosovës. Ky propozim është prezantuar nga pala serbe në Bruksel, por  është refuzuar nga Prishtina.
 
Ministrja e Drejtësisë në Kosovë, Albulena Haxhiu, në një konferencë për shtypë deklaroi se votimi brenda territorit është në kundërshtim me Kushtetutën. Megjithatë, ministrja sqaroi se qytetarët serbë që jetojnë në Kosovë mund të shprehin vullnetin e tyre përmes zyrës ndërlidhëse ose me postë.
 
“Të gjithë jemi në dijeni se Serbia i ka pretendimet e saj për të mbajtur zgjedhjet e saj në Kosovë jo pse kërkon që një e drejtë e qytetarëve të tyre të adresohet, mirëpo sepse ka pretendime territoriale ndaj Kosovës. Serbisë s’i bëhet vonë për të drejtat e qytetarëve, por përmes atij veprimi do që të jetë në linjë me Kushtetutën e saj. Edhe rezoluta e Kuvendit dhe qëndrimet e Qeverisë janë në linjë të njëjtë dhe po ashtu këtë qëndrim e ka edhe presidentja e vendit. Qytetarëve, të cilët kanë dy nënshtetësi duhet t’iu ofrojmë zgjidhje dhe ne zgjidhjen e kemi dhënë, të votohet në zyrën ndërlidhëse në Kosovë apo me postë. Këto janë dy propozimet që ne i kemi thënë edhe publikisht dhe nuk ka diçka tjetër në këtë drejtim.”,- tha ministrja e drejtësisë në Kosovë, Albulena Haxhiu.