Ali Ahmeti për vizitë në Tiranë

24.02.2022 10:22

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti....

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti bashkë me funksionarë të tjerë të partisë, sot po qëndrojnë në Tiranë.

Në kuadër të vizitës Ahmeti pritet të takohet me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama dhe me ministra të tjerë të qeverisë shqiptare.

Një vizitë e tillë e kreut dhe zyrtarëve të lartë të BDI-së u realizua kohë më pare edhe  në Prishtinë, kur Ahmeti me ministrat e BDI-së u takua me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe ministra të tjerë të Qeverisë së Kosovës.