BE dënon “agresionin rus” ndaj Ukrainës

24.02.2022 10:59

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen...

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka dënuar atë që e ka quajtur agresion të pashembullt ushtarak të Rusisë kundër Ukrainës.

“Bashkimi Evropian është me Ukrainën. Rusia duhet të tërheqë ushtrinë dhe të respektojë plotësisht integritetin territorial të Ukrainës”.

Shefja e BE-së ka thënë se liderët e bllokut evropian do të diskutojë për këtë situatë dhe do të miratojnë masa tjera kundër Rusisë.