Osmani: Në këtë orë të vështirë, jemi me Ukrainën
24.02.2022 11:30
Ministri për Punë të Jashtme, Bujar Osmani......

Ministri për Punë të Jashtme, Bujar Osmani, ka reaguar në lidhje me fillimin e operacioneve ushtarake nga Rusia në Ukrainë.
“Vendimi i sotëm i Kremlinit për veprime ushtarake të forcave ushtarake ruse nuk janë asgjë më pak se akt i agresionit dhe fillim i luftës kundër Ukrainës, akte të cilat i dënojmë në mënyrën më të fuqishme të mundshme. Në këto kohë të vështira ne jemi me Ukrainën”, shkruan Osmani në Twitter.
