Ambasada e Ukrainës në RMV publikon adresat për çdo informacion që kërkojnë qytetarët

24.02.2022 11:33

Në lidhje me përkeqësimin e situatës në Ukrainë.....

Në lidhje me përkeqësimin e situatës në Ukrainë dhe numrit të madh të kërkesave për informacione nga ambasadorja e Ukrainës, Natalia Zadorozhnjuk, Ambasada e Ukrainës në Maqedoninë e Veriut ka bërë publike adresat ku mund të drejtohen qytetarët.

Për çdo pyetje apo informacion që kërkoni në lidhje me situatën në Ukrainë, mund të shkruani në adresat:

[email protected],

[email protected],

[email protected]

“Për momentin Ambasada e Ukrainës siguron informacione operative për Ukrainën, duke filluar nga sot, ambasadorja do të japë paraqitje me video në lidhje me ngjarjet në Ukrainë dhe do të kumtojë në publik”, thuhet në njoftimin e Ambasadës.

Nga atje apelojnë që të mbështetet Ukraina në këtë periudhë të vështirë.