Agresioni rus në Ukrainë, Pendarovski mbledh Këshillin e Sigurisë
24.02.2022 11:42
Presidenti Stevo Pendarovski.....

Presidenti Stevo Pendarovski, për sot në ora 14:00 ka thirrur mbledhje të Këshillit të Sigurisë.
Në këtë mbledhje siç njoftojnë nga kabineti i Pendarovskit, do të diskutohet për agresionin rus mbi Ukrainën.
Pasi të përfundojë mbledhja, nga kabineti i presidentit njoftojnë se Pendarovski do të japë deklarata për mediat.
