Botë
Shqipëria dhe Kosova, dënojnë sulmin ushtarak rus në Ukrainë
24.02.2022 15:27
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, përmes një postimi në Twitter, ka dënuar sulmin ushtarak të Rusisë ndaj Ukrainës...

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, përmes një postimi në Twitter, ka dënuar sulmin ushtarak të Rusisë ndaj Ukrainës.
“Ne bashkohemi me NATO-n dhe aleatët e BE-së në dënimin e ashpër të agresionit të Rusisë. Mendimet tona janë me popullin ukrainas.”,- shkruan Rama në Twiter.
Agresionin ushtarak rus në Ukrainë e ka dënuar edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, duke theksuar se kjo është një ditë tronditëse dhe tragjike për Evropën dhe botën. Siç tha Kurti, kjo paraqet agresionin më të madh ushtarak që pas përfundimit të luftës së dytë botërore.
“Duke qenë të brengosur nga ndikimi që mund të ketë kjo luftë e re shumë e madhe me pasoja tashmë tragjike edhe në rajonin tonë, e posaçërisht në Republikën e Kosovës, mbrëmë kemi mbajtur edhe një mbledhje të Këshillit të Sigurisë.”,- tha kryeministri i Kosovës, Albin Kuriti.
Serbia, mes Lindjes dhe Perëndimit për luftën në Ukrainë
Sa u përket vendeve të rajonit, kriza në Ukrainë e ka vënë Serbinë nën trysninë e përcaktimit mes të qerit në anën e Rusisë apo perëndimit. President i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka caktuar seancë urgjente të Këshillit të Sigurisë Kombëtare, takim me ambasadorët e Quintit, e më pas mbledhje në Qeveri, para se Serbia siç ka thënë të mërkurën presidenti serb, në 48 orët e ardhshme t’i përgjigjet kërkesave të BE-së për harmonizimin e politikës së jashtme të Serbisë me atë të BE-së, në lidhje me Rusinë. Serbisë, si vend pretendent për t’u anëtarësuar në BE i kërkohet të dënojë lëvizjet e presidentit rus Vladimir Putin në Ukrainë, si dhe vendi i tij të vendosë sanksione ndaj Rusisë.
Bosnjë-Hercegovina, Dodik insiston për qëndrim neutral
Në Bosnjë dhe Hercegovinë ka qëndrime të kundërta mes treshes kryesuese. Anëtari kroat Zhelko Komshiq dhe anëtari boshnjak, Shefik Xhaferoviq e kanë dënuar sulmin e Rusisë ndaj Ukrainës, por anëtari i tretë Millorad DOdik ka kërkuar që Bosnja dhe Hercegovina të jetë neutral lidhur me krizën në Ukrainë.
FARIJE DAUTI BAKIJU
