Maqedoni

Ekspertët: Lufta në Ukrainë, ndikim negativ në bursa

24.02.2022 15:47

Sulmi i Rusisë ndaj Ukrainës solli pasoja serioze negative në bursat botërore që tregtojnë energji në botë...

Sulmi i Rusisë ndaj Ukrainës solli pasoja serioze negative në bursat botërore që tregtojnë energji në botë. Çmimi i gazit natyror në Evropë kërceu për 35% dhe arriti në vlerën e 1414 dollar për 1000 metër kub, tregojnë të dhënat e bursës londineze. Në të njëjtën kohë, agjencitë raportojnë se fluksi i gazit natyror përmes gazsjellësit Yamal-Evropë drejt Polonisë është përgjysmuar sot. Ndërkohë çmimi i naftës së papërpunuar shkoi në 102 dollarë për fuçi,për herë të parë pas vitit 2014. Ukraina është rruga e dytë e madhe e transitit për eksportet e gazit rus në Evropë, andaj edhe nuk është e çuditshme që çmimet po rriten thotë analisti ekonomik i BBC-së, Teo Leget.
 
“Po duket se dërgesat nga Rusia ende nuk janë të prekura, por frika se ato do të jenë të rrezikuara dhe se do të mund të ketë luftë për tjera resore i rrit shpenzimet. Berzat nëpër Evropë bien për shkak se investitorët janë të shqetësuar për ndikimit potencial ekonomik të çmimeve të larta të energjisë dhe nga mundësia për sanksione më të gjëra.”,- tha analisti ekonomik i BBC-së, Teo Leget.
 
Lufta në Ukrainë, ekspertët: Ndikim negativ në ekonominë e RMV-së
 
Kriza në Ukrainë ndikim do të ketë edhe në ekonominë e Maqedonisë e Veriut dhe në furnizimin me energjense. 
                                                
“Është e paevitueshëm ndikimi i bursave botërore dhe çmimi i r i gazit do të pasqyrohet në marrëveshjet e reja mujore që do t’i nënshkruajnë tregtarët me gaz.”,- u shpreh kryetari i KRE-së, Marko Bislimovski.
 
Por përveç furnizimit me energjencë, kjo krizë do të lë pasoja edhe në sferat tjera të ekonomisë, vlerëson ekonomisti Abil Baush. Këtë e dëshmojnë edhe rritjet e menjëhershme të çmimit të grurit, arit dhe palladiumit.
 
“Ne e dimë që Ukraina është një vend që furnizon Evropën me drithë dhe mund të ketë edhe lëvizje të çmimit të bukës, në këtë rast të drithërave. Kështu që kjo do të lë pasoja edhe ashtu të shumta të asaj ekonomie që ne shpesh themi që është e brishtë për momentin.”,- tha eksperti ekonomik, Abil Baush.
 
Si pasojë e ndodhive në Ukrainë, monedha ruse rubla, u ul në një nivel të ulët rekord, kostoja e sigurimit të borxhit rus ndaj mospagimit u rrit në nivelin më të lartë që nga viti 2009 dhe tregjet e aksioneve ranë deri në 45%, që paraqet rënien më të madhe ndonjëherë. Banka e Rusisë tha se do të ndërhyjë në tregun valutor për herë të parë në vite dhe do të marrë masa për të zbutur paqëndrueshmërinë në tregjet financiare.
 
ERSAN PAJAZITI