Maqedoni

Kovid-19, 10 të vdekur, 613 të infektuar e 910 të shëruar

24.02.2022 16:41

Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë 24 orëve të fundit në mbarë vendin nga 2.818 teste të kryera janë regjistruar 631 raste të reja...

Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë 24 orëve të fundit në mbarë vendin nga 2.818 teste të kryera janë regjistruar 631 raste të reja me virusin Korona, 337 prej të cilëve në Shkup. Nga numri i përgjithshëm i rasteve pozitive 102 janë riinfektuar. Autoritetet shëndetësore njoftojnë se janë regjistruar edhe 910 pacientë të shëruar.
 
Si pasojë e komplikimeve nga Covid-19, brenda 24 orëve janë regjistruar 6 viktima, derisa njoftohet edhe për 4 pacientë kanë ndërruar jetë në periudhën prej 15 deri më 21 shkurt.  Aktualisht në vend ka 5.162 raste aktive me Covid-19.