Botë
Sulmet në Ukrainë, Bërns: S’ka kompromis për parimet themelore
24.02.2022 17:10
Ambasadorja amerikane, Berns, konsideron se veprimet e Rusisë janë një kërcënim jo vetëm për Ukrainën...

Ambasadorja amerikane, Berns, konsideron se veprimet e Rusisë janë një kërcënim jo vetëm për Ukrainën, por për Evropën dhe për rendin ndërkombëtar bazuar në rregulla. Ngjarjet në Ukrainë janë tregues i qartë për nevojën e aftësimit përmes stërvitjeve në aleancën e NATO-s, që janë të rëndësishme për Europën. Ajo thotë se SHBA-të duan të vazhdojnë ndërtimin e koalicionit ndërkombëtar me partnerët në Evropë dhe gjetiu, të cilët e shohin qartë këtë kërcënim.
“SHBA-të nuk do të bëjnë kompromis për parimet themelore, edhe pse ne, si NATO, aleatë bëjmë përpjekje maksimale për gjetjen e zgjidhjes diplomatike ndaj agresionit rus. Kërcënimi i Rusisë ndaj Ukrainës është një kërcënim për vlerat demokratike kudo. Amerikanët dhe qytetarët e RMV-së duhet t’i qëndrojnë pranë Ukrainës për të siguruar një Evropë të lirë, e cila është në interesin më të mirë të popujve demokratik. E drejtë e çdo shteti është përzgjedhja e rrugëtimit të saj, kurse NATO duhet t’i mbrojë dhe mbështesë aleatët e saj.”,- tha ambasadorja e ShBA-ve, Kate Byrnes.
MERITA GASHI
