Kulturë
"Qendra e Librit” afrimim i vlerave multikulturore
28.12.2014 18:19
Me qëllim të përmirësimit të gjendejs aktuale në veprimtarinë botuese nga 1 Janari do të themelohet Qendra e Librit si institucion i vecantë në kuadër të Ministrisë së Kulturës...

Kjo qendër do të synojë promovimin dhe afirmimin e librit dhe do të kontriboj edhe për afirmimin e vlerave multikulturore që posedon vendi ynë në botë.Kjo Qendër do të fokusohet edhe në mbështetjen financiar në tre segmente.
“Segmenti i pare është puna krijuese e autorëve,segmenti i dytë është distribuimi dhe plasimi I librave dhe segmenti I tretë është funksionimi social dhe kulturor I botimeve në përgjithsi.Këtë janë synimet nga të cilat do të fillojë puna me librin”, shprehet sekretari shtetëror në ministrinë e Kulturës, Behixhudin Shehapi .
Kjo Qendër do të ketë për qëllim edhe rritjen e qasjes ndaj krijimtarisë letrare të të gjitha nacionaliteteve, avancimin e dygjuhësisë dhe prezentimin e letërsisë në panairet ndërkombëtare.
“Qendra do të punojë edhe në prezentimin e librit të Maqedonisë në panairet perstigjioze no botë sic janë të Lajpcigut, Frankfurtit, Parisit , Kopenhagës , Stambollit dhe Sofjes”, shprehet sekretari shtetëror në ministrinë e Kulturës, Behixhudin Shehapi .
Përmes saj do të realizohet edhe subvencionimi i realizimit teknik të grafikës,dizajni i botimeve, përgaditja për botim me qëllim të plasmanit më të mire të librave.
FLUTURA LATIFI
