Maqedoni

Këshilli i Sigurisë i RMV-së: Gjendja e sigurisë në vend, stabile

24.02.2022 18:03

Presidenti, Stevo Pendarovski, ka thirrur Këshillin e Sigurisë në vend për të diskutua lidhur me agresionin rus në Ukrainë....

Presidenti, Stevo Pendarovski, ka thirrur Këshillin e Sigurisë në vend për të diskutua lidhur me agresionin rus në Ukrainë. Në njoftimin e lëshuar pas mbledhjes thuhet se anëtarët e Këshillit të Sigurisë i kanë dënuar veprimet e Rusisë ndaj Ukrainës, duke shkaktuar tashmë edhe humbje jete dhe dëme materiale.
 
“Gjendja e sigurisë në vend është stabile. Vendi ka rezerva të mjaftueshme të mallrave dhe energjisë. Institucionet kompetente do të monitorojnë situatën në baza ditore për të ndërhyrë nëse është e nevojshme. Shteti ka marrë masat e nevojshme për evakuimin e sigurt të qytetarëve të Maqedonisë që ndodhen në Ukrainë. Jemi në koordinim të rregullt me aleatët e NATO-s lidhur me aktivitetet e ardhshme që do të ndërmerren.”,- thuhet në njoftimin e lëshuar nga presidenca.