Maqedoni

Zadorozhnjuk: Falënderojmë RMV-në për mbështetje

24.02.2022 18:19

Ambasadorja e Ukrainës në Shkup, Natalija Zadorozhnjuk, ka falënderuar autoritetet dhe qytetarët e Maqedonisë së Veriut....

Ambasadorja e Ukrainës në Shkup, Natalija Zadorozhnjuk, ka falënderuar autoritetet dhe qytetarët e Maqedonisë së Veriut për mbështetjen ndaj Ukrainës pas agresionit rus. Ambasadorja Zadorozhnjuk tha se sulmet ruse po vazhdojnë, ndërkaq falënderoi Qeverinë për vendimin për të mbështetur sanksionet e BE-së ndaj Rusisë.

“Situata në Ukrainë është tejet e tensionuar. Po kryhet ofensivë e përmasave të mëdha nga forcat e armatosura ruse nga të gjitha anët. Forcat ukrainase po i japin përgjigje agresorit. Në këtë kohë të vështirë për vendin tonë do të doja të falënderoj për mbështetjen e qartë dhe të vendosur për Ukrainën të presidentit të shtetit, kryetarit të Qeverisë, kryetarin e Kuvendit, Ministrinë e Punëve të Jashtme. E vlerësojmë përfshirjen e Maqedonisë së Veriut në sanksionet BE-së kundër Rusisë. Falënderoj të gjithë qytetarët e Maqedonisë së Veriut.”,- deklaroi Natalija Zadorozhnjuk, ambasadore e Ukrainës në Shkup.
 
Ambasadorja Zadorozhnjuk bëri thirrje që qytetarët dhe komuniteti i biznesit në RMV të ndihmojnë Ukrainën.
 
“Tani në Ukrainë hapet punë aktive për mbledhje të ndihmave për Ukrainën. I bëj thirrje qytetarëve të Maqedonisë, biznesit në Maqedoni, që t’i japin ndihmë maksimale Ukrainës në këtë kohë. Të jemi të bashkuar në këtë kohë të vështirë për Ukrainën dhe Evropën.”,- tha ambasadorja e Ukrainës në Shkup, Natalija Zadorozhnjuk.