Maqedoni

Tiranë, Ahmeti takoi kryeministrin Rama

24.02.2022 18:36

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka qëndruar për vizitë në Tiranë...

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka qëndruar për vizitë në Tiranë, ku ka takuar kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama. Siç bën të ditur Ahmeti në një postim në facebook, në takim është biseduar për projektet e përbashkëta në infrastrukturë dhe energjetikë mes Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, por edhe për dialogun Shkup-Sofje, me qëllim zhbllokimin e rrugëtimit të përbashkët evropian të Shqipërisë dhe RMV-së.
 
“U takuam vëllazërisht sot në Tiranë me kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, Edi Rama. Në fokus të takimit tonë kishim koordinimin ndërinstitucional për projektet e ndërlidhjes më efikase infrastrukturore mes nesh, si: Korridori 8, lidhja hekurudhore përgjatë saj, Rruga e Arbrit, qasje më e lehtë përmes tyre në portin e Durrësit, vendkalimi i përbashkët kufitar, lidhja energjetike Manastir – Elbasan dhe shumë të tjera. Diskutuam edhe për dialogun me Bulgarinë dhe pritshmëritë për zhbllokim të rrugëtimit tonë të përbashkët evropian.”,- ka shkruar Ahmeti.