Maqedoni

IN MEMORIAM, Ka ndërruar jetë akademiku Luan Starova

24.02.2022 18:51

Sot ndërroi jetë akademiku Luan Starova. Lajmin për vdekjen e tij e kanë bërë të ditur familjarët...

Sot ndërroi jetë akademiku Luan Starova. Lajmin për vdekjen e tij e kanë bërë të ditur familjarët e të ndjerit, të cilët bëjnë të ditur se varrimi i të ndjerit do të bëhet nesër në varrezat e Butelit, ndërsa kufoma do të niset pas namazit të drekës nga Xhamia e Çairit. 
 
Luan Starova ka lindur në Pogradec të Shqipërisë në vitin 1941. Si student i gjuhës dhe i letërsisë frënge, punoi një kohë si gazetar. Më vonë u pranua asistent dhe profesor në Katedrën e Gjuhës dhe Letërsisë frënge në Fakultetin Filologjik të Shkupit. Së fundmi ai ka ligjëruar në Universitetin e Evropës Juglindore të Tetovës, ndërsa ka qenë anëtar i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë dhe të Akademisë Mesdhetare në Napoli. Ka botuar shtatë romane, dy vëllime me tregime, një me poezi, disa vëllime me ese dhe studime, ka përkthyer poetë të njohur francezë në shqip dhe maqedonisht. Ka shkruar paralelisht shqip dhe maqedonisht.