Maqedoni

Biden i prerë: Nuk do të flas me presidentin Putin

24.02.2022 20:23

Në një fjalim mbi situatën në Ukrainë, Presidenti i SHBA Joe Biden dënoi Rusinë...

Në një fjalim mbi situatën në Ukrainë, Presidenti i SHBA Joe Biden dënoi Rusinë për fillimin e sulmit ushtarak të enjten dhe njoftoi sanksione të reja të forta dhe kufizime për Rusinë.

Presidenti Biden tha se nuk është në planet e tij që të flasë me presidentin Vladimir Putin pasi ai urdhëroi sulmin ushtarak në Ukrainë.
 
Më parë, Biden tha: “Sulmi i Putin ndaj Ukrainës do t’i kushtojë shtrenjtë Rusisë nga ana ekonomike dhe strategjike.”
 
“Putin do të jetë një i pabesë. Zgjedhja e tij për të nisur një luftë të pajustifikueshme në Ukrainë ka bërë Rusinë më të dobët dhe pjesën tjetër të botës më të fortë”, tha Biden./Top Channel