Maqedoni
Bora: Komuna e Tetovës, me ekipe për pastrim
28.12.2014 18:25
Reshjet e mëdha të borës që kapluan Tetovën dhe rajonin më gjerë, ka bërë që Komuna e Tetovës...

Reshjet e mëdha të borës që kapluan Tetovën dhe rajonin më gjerë, ka bërë që Komuna e Tetovës, të mobilizojë të gjitha ekipet operative për pastrimin e borës në vendet rurale dhe qytet.
Meqë reshjet e borës do të vazhdojnë me intensitet deri në mëngjesin e ditës së nesërme, ekipet operative për pastrimin e borës do të vazhdojnë me pune gjatë gjithë natës me të vetmin qëllim që të mundësohet qarkullimi i lirshëm i qytetarëve dhe nxënësve në ditët në vijim, ka deklaruar Kryetarja e Komunës së Tetovës Teuta Arifi.
MIFTAR EMINI
