Maqedoni

Besimi: Epilog jo i pritshem gjate vitit 2014

28.12.2014 18:28

Viti 2014 është karakterizuar me shumë zhvillime si në aspektin politik po ashtu edhe në atë ekonomik...

Viti 2014 është karakterizuar me shumë zhvillime si në aspektin politik po ashtu edhe në atë ekonomik, të cilat janë reflektuar edhe ne procesin eurointegrues të vendit, duke mos rezultuar me epilogun e pritshëm.
 
Kështu është shprehur zv/kryeministri për eurointegrime, Fatmir Besimi, gjatë një interviste dhënë për Radio “Shkupin” në prag të ndrrimit të motmoteve.
 
Ndërkohë, Raport-progresin e fundit të BE-së Besimi e vlerson si objektiv, ndërsa lista me detyrat e shtëpisë ka të bëjë me përmbushjen e standardeve të përcaktuara nga vetë familja evropiane. 
 
“Ajo që është me rëndësi për Maqedoninë është që temat të cilat janë adresuar aty siç është gjyqsori i pavarur dhe joselektiv dhe profeisional, liria e mediave dhe shprehjes, mardhëniet ndëretnike, fqinjsia e mirë, dijalogu politik. Të gjitha këto janë në radhë të parë të rëndësishme për ne për qytetarët e maqedonisë ndërsa Brukseli këto i përcjell në aspekt të agjendës së saj sa ne kemi arritur të përmbushim standardet për të qenë dinjitoz në atë familje të madhe evropiane”, shprehet Zv/kryeministër për çështje evropiane Fatmir Besimi.
 
Lidhur me zgjidhjen e emrit, i cili eshte problemin kyç që po mban peng vendin drejt aderimit në BE, Besimi thotë:
“Nuk ka ndonjë dinaikë të përcaktuar kohore e cila do ta trajtonte deri në këtë fazë e zgjidhim ose se nuk  e zgjidhim. Ajo që është me rëndësi që tani të bëhen disa shtesa në këtë proces // dhe ajo është që të ngritet niveli i negociatave  nga ambasadorë të cilët janë të deleguar për tu takuar me medijatorin Nimic, të ngritet në nivel të vendim-marrjes më të lartë që mund të jetë në nivel kryeministrash që do të ishte më efektive”.
 
Sa i përket propozim-stemës së re dhe ndikimin e saj në relacionet ndërfqinjësore dhe ndëretnike, Besimi thotë se ky simbol para se gjithash duhet të reflektojë realitetin e vendit.  
 
“Çështja e stemës para se gjithash duhet shikuar edhe në kontekstin brenda vendit. Duhet të jetë diçka që duhet shikuar në mënyrë më objektive me një spektër më të gjërë duke patur parasyshë në radhë të parë atë që qytetarët duhet të ndjehen pjesë e saj dhe të jetë një simbol i cili do të bashkojë”, shprehet Zv/kryeministër për çështje evropiane Fatmir Besimi.
 
Besimi ka folur edhe per shfrytzimin e fondeve IPA dhe mundësinë për t’i shfrytezuar këto mjete.
 
Për shkak të një koordinimi më të madh të palëve të angazhuara, ai është optimist se në ciklin e dytë të fondeve IPA do të ketë mundësi të absorbohen më shumë mjete të parashikuara në krahasim me të kaluarën.
 
NAIM RAMADANI