Dita e dytë e sulmit rus në Ukrainë, shpërthime të forta në qendër të Kievit

25.02.2022 10:17

Situata në Ukrainë vazhdontë jetë e tensionuar....

Situata në Ukrainë vazhdontë jetë e tensionuar dhe e jshtëzakonshme. Mediat raportojnë për dy shpërthime të mëdha në qendër të Kievit dhe një shpërthim të tretë të fuqishëm në distancë  që kanë ndodhur mëngjesin e sotëm  në Ukrainë.

Në pamjet e publikuara shihet dëmtimi i banesave. Kryebashkiaku i Kievit tha më herët se të paktën tre persona u plagosën si pasojë e sulmeve me raketa. Më vonë, presidenti Zelensky konfirmoi gjithashtu se Rusia kishte kryer sulme të shumta raketore si në objekte ushtarake ashtu edhe në ato civile.

Zelesnky iu drejtua kombit duke thënë se nuk kanë frikë nga Rusia. Zelensky tha se 137 ukrainas janë vrarë në luftime deri më tani, duke përfshirë civilë. 316 persona të tjerë janë plagosur.

Presidenti i Ukrainës beson se ai është aktualisht objektivi numër një i Rusisë. Ai thotë se nuk ka ndërmend të largohet nga Kievi ku ndodhet në qarqet qeveritare.

Ai gjithashtu konfirmoi raportet për sulme të shumta raketore ruse në Kiev në orën 4 të mëngjesit, duke thënë se sulmet kishin në shënjestër zona ushtarake dhe civile. Ai përsëriti thirrjet e tij ndaj Perëndimit për të bërë më shumë sesa thjesht vendosjen  sanksioneve ekonomike ndaj Rusisë.

Në një paralajmërim drejtuar Moskës, Zelensky tha se Ukraina nuk do të ndalojë së mbrojturi veten derisa të përfundojnë sulmet e Rusisë kundër saj. Ministria e Mbrojtjes e Rusisë tha se dita e saj e parë e pushtimit në Ukrainë kishte arritur të gjitha qëllimet e saj dhe se kishte shkatërruar 83 objektiva ukrainas me bazë tokësore.

Ushtria e Ukrainës tha se kishte shkatërruar katër tanke ruse pranë Kharkiv, kishte vrarë 50 trupa pranë një qyteti në rajonin e Luhanskut dhe kishte rrëzuar gjashtë avionë luftarakë rusë në lindje. Rusia mohoi njoftimet që avioni ose automjetet e saj të blinduara ishin shkatërruar. Rreth 100,000 njerëz u larguan pasi shpërthimet dhe të shtënat me armë tronditën qytetet kryesore.